Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Parfume dhe rroba të shtrenjta për gruan

Imam Ebu Bekr bin Ebid-Dunja (v. 281)
Kitab-ul-Ijal (308-309)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

308 – Më ka treguar Ibrahim Ebu Is’hak bin Rashid: Më ka treguar Ebu Rabiah: Na ka treguar Hammad bin Selemeh, nga Daud bin Ebi Hind, i cili ka thënë:

I thashë Hasan el-Basriut: “O Ebu Seid! A është shpërdorim i pasurisë nëse burri ia blen gruas së tij një parfum me vlerë 200 monedha argjendi?

Ai u përgjigj: Jo.

309 – Na ka transmetuar Ali bin el-Xhad: Më njoftoi Sakhr bin Jezid, nga Nafiu i cili tregoi se:

“Umeri bleu për gratë e tij shamia nga mëndafshi më i mirë.”

Shpërndaje: