Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Çfarë është gjykimi për parfumin i cili në përmbajtje ka 10% alkool; a është e lejuar që ai të përdoret?
Përgjigje: Nëse vërtetohet se parfumi përmban alkool, ai është i ndaluar dhe konsiderohet i papastër. E nëse është vetëm një thashetheme, në parim ai është i lejuar. Parfumet janë të lejuara dhe të pastra në parim, përveç nëse vërtet konfirmohet që në të ka alkool. Alkooli është i papastër dhe ai është dehës.