Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Umdat-il-Fikh (12), min: 48.48
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/umdah%20Fiqh-26-10-1434.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: A është e ligjësuar për të mbaruar hutben e xhumasë me fjalët e Allahut (Te ala):
إِنَّ اللّهَ يَأْمُرُ بِالْعَدْلِ وَالإِحْسَانِ وَإِيتَاء ذِي الْقُرْبَى وَيَنْهَى عَنِ الْفَحْشَاء وَالْمُنكَرِ وَالْبَغْيِ يَعِظُكُمْ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ
”Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.” 16:90
Përgjigje: Po. I pari që e lexoi këtë ajet gjatë hutbes së xhumasë ishte Umer bin Abdul-Azizi (rahimehull). Sepse ajeti është gjithëpërfshirës. Ai e zgjodhi atë dhe e lexoi. Që atëherë, veprimi është praktikuar. Veprimi është i mirë.