Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

I pari që foli në lidhje me Fikh-ul-Uaki sot

Shejkh Salih bin Abdil-Aziz Alush-Shejkh

Burimi: http://saleh.af.org.sa/sites/default/files/052.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Kjo çështje – Fikh-ul-Uaki (të kuptuarit aktualitetin) – është e re. Me aq sa di unë, Sejjid Kutbi ishte i parë që foli në lidhje me të në këtë kohë. Ai e përmendi atë në librin e tij “Fi Dhilal-ul-Kuran” në kapitullin “Jusuf”, me sa më kujtohet në lidhje me fjalët e Allahut (Te ala):

قَالَ اجْعَلْنِي عَلَى خَزَآئِنِ الأَرْضِ إِنِّي حَفِيظٌ عَلِيمٌ

”Më cakto mua përgjegjës të depove të vendit, unë jam besnik i dijshëm.” 12:55

Këtu ai ndau (fikhun) kuptimin rreth fesë në dy pjesë: fikhu i letrave dhe fikhu i lëvizjes. Ai tha se fikhu i lëvizjes është i ndërtuar mbi fikhun rreth aktualitetit. Ai tha se patjetër që lëvizja, e që është organizata islamike, duhet t’i kushtojë rëndësi aktualitetit, sepse lëvizja është ndërtuar mbi të. Ai i dha prioritet fikhut rreth aktualitetit ndaj atij që e quaji fikhu i letrave. Ai i tha se fikhu i letrave, i cili është kuptimi i Kuranit dhe Sunnetit, është i nevoshëm vetëm kur të jetë themeluar shteti islam. Si përkushtuar rreth fikhut të letrave nëse shtetit musliman apo komunitetit musliman i mungon pushteti politik dhe mbizotërues? Në këtë rast, thotë ai, përkushtimi rreth fikhut të letrave është i kotë që nuk aplikohet në një rast të veçantë. Pastaj ai u përqëndrua në fikhun rrerh aktualitetit. Me aq sa di unë, ai është i pari për bëri këtë ndarje dhe e përmendi atë.

I pari që mbështeti këtë ideologji ishte pra Sejjid Kutubi. Ai e bazoi atë në një teori jo të shëndoshë, që thotë se fikhu i Kuranit dhe Sunnetit është i panevojshëm para themelimit të shtetit musliman. Kjo është gabim. Një davet që nuk është i bazuar në fikhun e Kuranit dhe Sunnetit në një vend që nuk është musliman nuk i bën dobi Islamit. Një davet i tillë është tërësisht i shpikur. Për cfarë duhet t’u interesojë njerëzve nëse jo për fikhun e Kuranit dhe Sunnetit?

Shpërndaje: