Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Parim i rëndësishëm në shitblerje

Imam Muveffekud-Din bin Kudameh el-Makdisi (v. 620)

Burimi: Umdat-ul-Fikh, fq. 52-53

Botimi: Maktabah er-Rushd, 1422/2001

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Fusnotat: www.perlatmuslimane.com

Allahu (te ala) ka thënë:

وَأَحَلَّ اللَّهُ الْبَيْعَ

“Ndërsa Allahu ka lejuar tregtinë.”1

Tregtimi nënkupton shkëmbim të mallit me mall. Çdo gjë që është në pronësi dhe e dobishme lejohet të tregtohet, përveç qenve. Nuk lejohet të tregtohen qenët dhe nuk ka dëmshpërblim mbi atë që asgjëson një qen. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ndaloi tregtinë me qenë dhe tha:

“Ai që mban një qen tjetër pos qenit që ruan bagëtinë ose një qen gjuetie, i fshihen dy kirat1 vepra për çdo ditë.”2

Shitësit nuk i lejohet të shesë diçka që nuk e posedon nëse ai nuk merr leje ose nuk është paracaktuar zëvendës nga pronari.

Nuk lejohet të shesë asgjë që nuk bën dobi, p.sh. insekte. As nuk lejohet të shesësh ndonjë gjë që nuk ka asnjë dobi në të, si alkooli dhe shtazë të ngordhura.

Nuk lejohet të shesësh diçka që nuk dihet, për shembull, barrën e robëreshës që do të lindë, apo aq sa pritet të prodhoj një pemë [3]. As nuk lejohet të shesësh diçka që nuk mundesh të paraqesësh, si një deve të humbur, një zog në ajër ose një peshk në ujë.

Nuk lejohet të shesësh diçka të papërcaktuar, si një skllav në turmë ose një dhi në tufë, nëse të gjithë nuk janë të njëjtë.

Kapitulli

I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) e ndaloi shitjen me short[4] që do të thotë të thuash:

Çfarë do këmishe që e prekë, do ta blesh atë për kaq dhe kaq shumë.

Përveç kësaj [5] është e ndaluar që të thuash:

Çfarë këmishë që ma hedh mua, do ta blej atë për aq dhe aq shumë.

E njëjta vlen edhe nëse thoni:

Aq larg që arrijnë këta gurë nëse i hedh ato, aq shumë pjesë nga toka do ta shes ty.

Nuk është e lejuar për një person për t’u futur në tregtinë e tjetrit[6] në të njëjtën mënyrë sikurse nuk është e lejuar për një banor të qytetit që të shes mallrat e një personi të huaj[7] në tregun e qytetit.


1 Profetin (salAllahu alejhi ue selem) e pyetën: Çka janë dy Kirat? Ai tha: “Sa dy male të mëdha.” Bukhari (1325), Muslimi (2186) dhe Ahmedi (2/233).

2 Bukhari (5163) dhe Muslimi (1575).

3 Imam Baha-ut-Din el-Makdisi (rahimehullah) shpjegoi:

Sepse është e panjohur dhe e pamundur të paraqet. (El-Uddah (1/325))

4 Në gjuhën arabe Mulemeseh

5 Në gjuhën arabe Munadhebeh.

6 Imam Baha-ud-Din el-Makdisi (rahimehullah) e shpjegoi:

Për shembull, dy njerëz që duan të shesin një produkt. Pastaj një njëri prej tyre vjen te blerësi dhe thotë: “Unë jam i gatshëm ta shes këtë artikull ty për një çmim më të ulët se çmimi që kam paguar ose unë të shes një mall më të mirë ty për të njëjtin çmim. (El-Uddah (1/327))

7 Imam Baha-ud-Din el-Makdisi (rahimehullah) shpjegoi:

Një i huaj është ai që vjen në një qytet nga një vend tjetër, qoftë ai beduin, fshatarë ose qytetarë nga një qytet tjetër.

Shpërndaje: