Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Aun-ul-Bari (2/891)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Disa thonë se parimi “Ai që nuk bën tebdi mbi një bidatçi është vetë bidatçi” është e huaj në metodologjinë Selefite. Çfarë thoni për këtë?
Përgjigje: Një qëndrim në mënyrë skllave ndaj parimit “Ai që nuk bën tebdi mbi një bidatçi është vetë bidatçi” nuk është e saktë. Ai ndoshta nuk e din se bidatçiu është bidatçi, prandaj ai nuk bënë tebdi mbi të nga devotshmëria. Pse ti të bësh tebdi mbi të?
Por në qoftë se ai e njeh bidatçiun dhe e do atë dhe është lojal ndaj tij, atëherë edhe ai është gjithashtu bidatçi. Këtu është kufiri në këtë çështje. Në qoftë se ai e di se personi është bidatçi, e mbështet atë dhe lufton Ehl-us-Sunnetin dhe Xhematin, atëherë ai është pa dyshim bidatçi.
Ky parim nuk aplikohet mbi personin i cili nuk e di se ai është një bidatçi prandaj ai nuk bënë tebdi mbi të. Personin të cilin ti e studion dhe e di se ai është lojal ndaj bidatçiut, e mbron atë dhe e lufton Ehl-us-Sunnetin për hir të tij dhe për hir të së kotës është një bidatçi i devijuar.
Nëse një person nuk e di se një individ është bidatçi, ti duhet ta këshillosh atë dhe ti’a shpjegosh atij se ai është bidatçi. Ai ose e braktis bidatçiun ose e konsideron atë sikurse shokun e tij i cili është bidatçi.