“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Parimi bazë është se në qytet namazi falet i plotë

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
El-Lika esh-Shehri (59 B)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Isha udhëtar dhe hyra në xhami, iu bashkova namazit në rekatin e 4. Ishte namazi i ikindisë, e fala 1 rekat me ta, pastaj u ngrita, e fala edhe 1 rekat dhe e përfundova namazin, ndërsa ata e falën namazin e plotë. Cili është gjykimi mbi këtë veprim, o shejkh?

Shejkhu: Ky person i cili u fal pas një xhemati të cilët i falën 4 rekate ndërsa ky mendoi se ata e shkurtonin namazin, a iu bë me dije se ata i falën 4 rekate?

Pyetësi: Para apo pas namazit?

Shejkhu: Pas namazit.

Pyetësi: Po, pas namazit iu bë me dije se ata i falën 4 rekate.

Shejkhu: Në këtë xhami, a falen zakonisht udhëtarët aty, si p.sh. xhamitë të cilat gjenden në aeroporte?

Pyetësi: Jo, ai hyri në një xhami në qytet.

Shejkhu: Atëherë parimi bazë është se ata që falen në qytet i falin 4 rekate (d.m.th. e falin namazin e plotë). Ai veproi në mënyrë të gabuar dhe tani ai e ka obligim që të përsërisë këtë namaz duke falur 4 rekate, dhe namazi të cilin e fali 2 rekate konsiderohet namaz nafile me të cilin afrohet te Allahu -azze ue xhel-.

Shpërndaje: