Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Parimi bazë te myslimani është e mira dhe drejtësia

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Kush thotë: ”Ne nuk gjykojmë mbi korrektësinë e akides së një myslimani, dhe se ai është sunni, selefij derisa ta argumentoj për vetveten e tij këtë gjë.” A është kjo në kundërshtim me metodologjinë e Ehlu-Sunnetit dhe Xhematit?”

Përgjigje: ”Parimi bazë te myslimani në përgjithësi është e mira dhe drejtësia.

Gjithashtu, parimi bazë tek dijetari është e mira dhe drejtësia, përveç nëse na bëhet e qartë diçka prej tij se ai e kundërshton këtë (akiden apo metodologjinë (v.p.)). Në rastin e tillë, duhet folur me të dhe këshillohet mbi gabimin e tij që e ka. Por, që të akuzosh njerëzit dhe të thuash:

”Ne nuk dimë asgjë mbi akiden e tij…” –përderisa ai është mysliman dhe falet, atëherë mbi të vjen në shprehje parimi bazë i cili është: drejtësia dhe e mira. Prandaj, të këshilloj të mendosh mirë për myslimanët.”

Shpërndaje: