Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Sherh Sahih El-Bukhari (2/485-486)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një burrë është kthyer në shtëpi pas një udhëtimi të gjatë dhe është shumë i lodhur. A i lejohet atij të bashkojë namazet nëse ka frikë se do ta zë gjumi dhe do t’i kalojë koha e namazit?
Përgjigje: Në një rast të tillë, dijetarët thonë se është e lejuar të bashkohen namazet.
Një shembull tjetër është kur personi ndjen lodhje të madhe gjatë namazit të akshamit dhe nuk është në gjendje të qëndrojë i zgjuar deri në namazin e jacisë. Në të njëjtën kohë ai ka frikë se mund të humbasë sabahun nëse shkon për të fjetur. Në këtë rast, i lejohet t’i bashkojë namazet
Shembulli i tretë është personi që e shqetëson marrja e abdesit për çdo namaz ose gruaja gjidhënëse që e shqetëson pastrimi i rrobave të saj të namazit para çdo namazi.
Një shembull i katërt është furrtari. Nëse ai nuk është në gjendje që të falet me xhemat dhe ka frikë se buka do të digjet, atij i lejohet të bashkojë namazet. Kriteri në këtë çështje janë fjalët e Ibn Abbasit -radijAllahu anhuma- ka thënë:
“Profeti ﷺ ka bashkuar drekën me ikindinë dhe akshamin me jacinë në Medine, jo për shkak frike dhe as për shkak shiu.”
Ata e pyetën Ibn Abbasin: “Pse e bëri këtë?”
Ai tha: “Dëshiroi që të mos ia vështirësoj umetit të tij.”
Transmeton Muslimi (705).