Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (2/485-486)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një burrë ka ardhur në shtëpi pas një udhëtimi të gjatë dhe është shumë i lodhur. A i lejohet atij që ti bashkojë namazet në qoftë se ai ka frikë se do ta zë gjumi e t’i ikën namazi?
Përgjigje: Në një rast të tillë është e lejueshme për t’i bashkuar namazet, thonë dijetarët.
Një shembull tjetër është që personi të ndjehet shumë i përgjumur gjatë akshamit dhe nuk mund të qëndrojë i zgjuar deri në jaci. Njëkohësisht ka frikë se nuk do të zgjohet deri në jaci. Në këtë rast atij i lejohet që t’i bashkojë namazet.
Shembulli i tretë është personi i cili e ka vështirësi të marr abdes për çdo namaz, apo një grua gjidhënëse e cila ka vështirësi në larjen e rrobave të saj para çdo namazi.
Një shembull i katërt është furrtari. Nëse ai nuk është në gjendje që të falet me xhematin dhe ka frikë se buka djeget, atij i lejohet që t’i bashkojë namazet. Kriteri në këtë çështje janë fjalët e Ibn Abbasit (radijAllahu anhume):
“Profeti (salAllahu alejhi ue selem) bashkoi namazin e drekës me atë të ikindisë në Medine pa pasur frikë dhe pa rënë shiu. “Ata thanë: “Cili ishte qëllimi i tij?” Ai tha: “Ai nuk deshi që t’ia vështirësoj umetit të tij.”