Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetësi: ”Si i këshilloni të rinjtë mysliman të cilët kanë filluar të pranojnë këtë mënyrë të penduarit që ka filluar të përhapet në kohën e fundit?”
Përgjigje: ”Ne i këshillojmë myslimanët që të mos mashtrohen nga parulla Humejniste. Parulla e tyre, për të cilën ata thonë se është islame, kjo nuk ka bazë dhe është e pavlefshme. Veprat e tyre janë vepra të hipokritëve. Ata janë hipokritë të cilët gënjejnë për të mbrojtur fenë e tyre. Këtë e di ai i cili i lexon librat e tyre. Myslimanët duhet ta dinë se parulla ”Republika Islamike” ( emër me të cilin shtetit i Iranit e quan vetën) është e pa bazë. Ata shfaqin islamin, por fshehin hipokrizinë, idhujtarinë edhe armiqësinë ndaj islamit, Profetit salallahu alejhi ue selem dhe Sahabeve. Në vend se të kërkojmë nga Allahu që të jetë i kënaqur me ta, ata thonë se pothuajse të gjithë Sahabet janë kufar dhe mëkatar.”