Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Pas leximit të sures El-Fatihah në namaz, a duhet thënë “besmelen (Bismil-lahir Rrahmanir Rrahim)” apo “el-istiadheh (eudhu bil-Lahi minesh-shejtanir-rraxhim)”?
Përgjigje: Nëse namazliu përfundon leximin e Fatihasë dhe pas saj dëshiron të lexojë ndonjë sure nga fillimi, atëherë së pari e thotë besmelen në vete sepse ajo është pjesë e çdo sureje përveç sures Et-Teube sikurse është e ditur. E nëse dëshiron të fillojë me lexim nga mesi i ndonjë sureje apo nga pjesa e fundit të saj, në këtë rast nuk e thotë besmelen, ndërsa el-istiadheh thuhet vetëm në fillim të leximit (në fillim të namazit).