Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Pas leximit të suret-ul-Fatiha në namaz, a duhet shqiptuar istiadhen (E’udhu bil-Lahi mine-sh-Shejtani-rr-Rraxhim) apo besmelen (Bismil-Lahi-rr-Rrahmani-rr-Rrahim)?
Përgjigje: Nëse namazliu përfundon leximin e Fatihasë dhe pas saj dëshiron të lexojë ndonjë sure nga fillimi, atëherë së pari e shqipton besmelen në vete, sepse ajo është pjesë e çdo sureje, përveç sures el-Berae (et-Teube) siç edhe e dini. E nëse dëshiron të fillojë me lexim nga mesi i ndonjë sureje apo nga pjesa e fundit të saj, në këtë rast nuk e shqipon besmelen. Ndërsa el-istiadheh, shqiptohet vetëm në fillim të leximit (në fillim të namazit).