Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Bulug Maram, Kitabu Sijam, kaseta nr 3
www.perlatmuslimane.com
Ndërsa nëse një person mohon që tek dikush të ketë begati, nëse ka për qëllim mohimin e begatisë që mund të gjendet në trupin dikujt, d.m.th që ai mohon që dikush në trupin e tij të ketë begati, ky mohim i tij është i saktë pasi tek askush nuk mund të kërkohet begati në trupin e tij, apo në djersën e tij apo ujin që mbetej pas marrjes së abdesit përveç se në rastin e të dërguarit të Allahut ﷺ (kur ishte gjallë) sepse vërtet tek ai kishte begati në ujin që mbetej pas marrjes së abdesit, në pështymën e tij, djersën e tij dhe gjëra të ngjashme si këto. Ndërsa për sa i përket urinës së tij, jashtëqitjes së tij, e sakta është se ato janë papastërti (nexhis) sikurse janë papastërtitë e çdo njeriu tjetër.