Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Pasha Allahun! Nuk i lejohet asnjë myslimani që ta dojë ISIS-in

Shejkh Sulejman Er-Ruhajli 

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=146456

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Shejkhu i jonë, Allahu iu dhëntë bereqet. Çfarë mund të na thoni në lidhje me ISIS-in të cilët tashmë janë përhapur në radio, televizore dhe në media? Allahu iu dhëntë bereqet.”

Përgjigje: ”Falënderimet i takojnë vetëm Allahut. Paqja dhe bekimet e Tij janë për të Dërguarin si mëshirë për botrat, për familjen e Tij dhe për të gjithë shokët e Tij.

Është qartë se prej çështjeve të prera në fe është se, më e mira apo e gjithë e mira është ajo me të cilën erdhi Muhammedi salAllahu alejhi ue selem, gjë të cilën e vepruan sahabët e tij radijAllahu anhum.

Allahu i Lartësuar e dërgoi Muhammedin sal Allahu alejhi ue selem mëshirë për krijesat:

وَمَا أَرْسَلْنَاكَ إِلَّا رَحْمَةً لِّلْعَالَمِينَ

”Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët.” 21:107

Ai ia plotësoi atij fenë dhe sahabët e kuptuan fenë e Allahut me një kuptim të drejtë dhe e praktikuan atë në mënyrën korrekte. Ata i mbushën vendet në të cilat shkuan me mirësi dhe bereqet dhe u futën njëzit në fenë e Allahut grupe grupe (shumë).

Derisa u shfaqën në islam disa njerëz të cilët pretenduan se e kuptojnë fenë e Allahut më mirë se sa sahabët e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem dhe se kishin ndjenja më të forta për fenë e Allahut se sa sahabët e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem.

Ata (që i pretenduan këto gjëra) janë Hauarixhët.

Hauarixhët dalin në çdo brez, sa herë që shfaqen ata shfarosen. Nga i pari deri tek i fundit i tyre kanë cilësi për të cilat na ka treguar Profeti salAllahu alejhi ue selem.

Ata janë të rinjë në moshë, mendjelehtë, flasin me fjalët e krijesave më të mira, e lexojnë Kuranin dhe mendojnë se ai është (argument vetëm) për ta dhe në fakt ai (Kurani) është kundër tyre.

Besimi i tyre, nuk e kalon fytin e tyre, ata i vrasin myslimanët dhe i lejnë (nuk i vrasin) adhuruesit e idhujve. E llogarisin si jobesimtar çdo kënd i cili i kundërshton ata. Ai i cili i kundërshton ata, llogaritet si jobesimtar dhe gjaku i tij është hallall, i merret pasuria dhe i robërohen gratë.

Një ditë gjatë kohës së Haxhit njëri prej tyre më tha: ”A i shikon të gjithë këta haxhilerë, të cilët kanë arritur në tre milion? Asnjëri prej tyre nuk e njeh Allahun.”

Parardhësit e Hauarixhëve e konsideruan si jobesimtar Aliun radijAllahu anhu për shkakun se ai luftoi dhe nuk mori plaçkë lufte dhe nuk zuri robër. Kjo është ideologjia e tyre.

Prej tyre ka të atillë që gjenden në mesin e ISIS, ka prej tyre që janë prej Hauarixhëve dhe i kanë të gjitha cilësitë e Hauarixhëve dhe ka të atillë që kanë cilësi të Hauarixhëve.

Gjithësecili prej tyre e kanë kundërshtuar Sunnetin, e kanë dëmtuar umetin dhe e kanë shpërqendruar umetin nga xhihadi i ligjëruar. Ata i drejtojnë armët e tyre në drejtim të Ehlis Sunnetit, me argumentin se ata (Ehli-Sunneti) janë murteda (të dalur prej fesë), se janë munafika dhe se vrasja e tyre është më parësore se vrasja e jehudëve dhe e të krishterëve.

Në këtë Ramazan, jehudët e sulmuan Gazën dhe i masakruan myslimanët, ndërsa këta (Hauarixhët e ISIS) ishin në Irak dhe në Sham, a u drejtuan për në Palestinë për të mbrojtur myslimanët? Jo pasha Allahun. Porse ata u drejtuan në drejtim të kufirit të Saudisë, (u drejtuan) në shtetin e Teuhidit dhe të Sunnetit në ditën e xhuma, në xhumanë e parë të Ramazanit, mu në kohën e namazit të xhumasë sepse ata (Hauarixhët e ISIS) e dinë se ushtria e Saudisë e falin namazin e xhumasë, dhe hodhën një makinë në erë ndaj atyre që ishin duke ruajtur në kufi, hynë në vende duke u munduar që të shkatërrojnë, porse Allahu mundësoi që ata të zbrapsen.

Vëllezërit tanë në Jemen prej Ehli-Sunnetit masakrohen nga Huthijjunët Rafidi, ndërsa Al-Kaida është prezente në Jemen bashkë me forcat e saj ushtarake, ata nuk lëvizën asnjë herë të vetme që të mbrojnë pasuesit e Sunnetit, porse i braktisën ata dhe gëzohen me atë çfarë i ndodh atyre (Pasuesve të Sunnetit).

A mund të presim diçka të mirë nga këta njerëz? Ata i kundërshtojnë dijetarët dhe shoqëria mund të hec në drejtimin e duhur vetëm nëse kapen pas dijetarëve të mëdhenj.

Prandaj që ne nuk duhet të mashtrohemi nga fjalët e bukura (që ata thonë).

Prandaj, ne nuk duhet të mashtrohemi nga fjalët e bukura. Ka ardhur në një hadith se Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë për ta:

”Ata flasin mirë, por veprojnë keq.”

Ata tashmë thonë që duam të ngrisim khilafetin, duam që të gjykojmë me ligjin e Allahut mbi kufomat e myslimanëve dhe mbi kufomat e Pasuesve të Sunnetit. Ata duan që të vrasin çdo kënd i cili i kundërshton ata.

Betohem në Allahun përveç të Cilit nuk ka Adhurues tjetër i cili e meriton të adhurohet, betohem në Allahun përveç të Cilit nuk ka Adhurues tjetër i cili e meriton të adhurohet, betohem në Allahun përveç të Cilit nuk ka Adhurues tjetër i cili e meriton të adhurohet se nuk i lejohet asnjë myslimani që t`i dojë ata dhe nuk i lejohet asnjë myslimani që të bëjë dua për ata vetëm se për udhëzimin e tyre. Gjithashtu, nuk i lejohet asnjë myslimani prej çdo vendi që ai të jetë, që t`i japi besën atyre.

Falënderojeni Allahun për gjendjen që ju jeni në të. Qëndroni në vendet e juaja, bindjuni të parëve tuaj në ato gjëra që nuk janë mëkat ndaj Allahut dhe këshillojini ata sipas rrugëve të sheriatit. Thërrisni për në Teuhid dhe në Sunnet dhe inshaAllah ju do të jeni në mirësi nëse don Allahu i Lartësuar.

Shpërndaje: