“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Pasi e ka falur ikindinë iu kujtua se nuk e kishte falur drekën

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan  

Ligjërata: Lika Maftuh fish-Shimasijjeh

Burimi: http://alfawzan.ws/allmohadrat?page=2 

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Pasi e kisha falur namazin e ikindisë mu kujtua se nuk e kam falur namazin e drekës. A duhet tani të falë drekën së pari dhe pastaj ikindinë apo është e mjaftueshme që unë të falë vetëm drekën?

Përgjigje: Jo. Në rast harrese nuk është kusht që namazet të falën sipas radhitjes. Nëse të kujtohet vetëm pasi që të kesh bërë teslim (të ke përfunduar namazin), thjesht vetëm e falë namazin e drekës pastaj.

Shpërndaje: