Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14485
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Ne ishim në xhami duke falur namazin e Ikindisë. Pasi përfunduam rekatin e katërt, imami u ngrit për në rekatin e pestë përkundër asaj se xhemati ia kujtoi atij dhe ishin të bindur se ai u ngritë për në rekatin e pestë. Pasi që imami nuk u ul, disa nga xhemati qëndronin ulur e disa u ngritën me të. Pas përfundimit të namazit, ndodhi konfuzion në mesin e xhematit rreth vlefshmërisë së namazit. Çfarë thoni ju në lidhje me këtë gjë?”
Përgjigje: “Ata të cilët janë të bindur se një rekat është shtuar, atyre nuk u lejohet që të ngrihen. Nëse ata ngrihen qëllimisht namazi i tyre është i pavlefshëm. Por ata që e vepruan këtë atë janë injorantë, dhe që nuk kanë dije rreth gjykimit mbi këtë çështje, ata justifikohen për injorancën e tyre dhe namazi i tyre është i vlefshëm. Mirëpo, ata të cilët janë të bindur se është shtuar një rekat dhe e dinë gjykimin për këtë veprim dhe janë ngritur në këmbë, namazi i tyre është i pavlefshëm dhe ai duhet ta përsëris namazin.”