Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Pasimi i Kuranit dhe Sunnetit deri në vdekje

Alameh Muhammed bin Abdil-Uehab el-Uasabi (v. 1436)

Burimi: http://olamayemen.com/Dars-999

Ligjërata: eth-Thebat ala es-Sirat el-Mustakim jakun bil-Ilm

www.perlatmuslimane.com

Allahu Subhaneh ka thënë:

وَإِن تُطِعْ أَكْثَرَ مَن فِي الأَرْضِ يُضِلُّوكَ عَن سَبِيلِ اللّهِ

Në qoftë se u bindesh shumicës në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e Allahut.”1

إِن يَتَّبِعُونَ إِلاَّ الظَّنَّ وَإِنْ هُمْ إِلاَّ يَخْرُصُونَ

Ata nuk ndjekin tjetër vetëm supozime dhe nuk janë tjetër vetëm se rrenacakë.”2

Këta njerëz, pra, që nuk pasojnë rrugën; Kuranin dhe Sunnetin; ata pasojnë vetëm hamendjen dhe epshet. Prandaj, një nga begatitë më të mëdha që i ipen robit besimtarë janë të kapurit për Kurani dhe Sunneti derisa të vdes. Kjo është një nga begatitë më të mëdha. Shumë njerëz nuk mund të kalojnë këtë provim. Ata dështojnë ose për shkak se kurrë nuk kanë ecur në rrugën e drejtë, ose për shkak se ata kanë ecur në të dhe pastaj devijuan prej saj. Suksesi arrihet vetëm me vazhdimësinë derisa Allahu ta merr jetën tënde. Ti duhet të pasoshë Kuranin dhe Sunetin deri kur të vdisësh. Hafidh Ibn Kethiri rahimehullah përmendi në librin e tij ”El-Bidaje uen Nihajeh” se si shejtani erdhi tek Imam Ahmed bin Hanbeli rahimehullah kur ai ishte në shtratin e vdekjes, dhe i tha atij:

”Të humba ty, o Ahmed.”

Ai kishte për qëllim se ai nuk kishte arritur ta devijoi atë. Kur Imam Ahmedi rahimehullah e dëgjoi këtë ai tha:

”Jo ende.”

Që do të thotë se shpirti nuk e ka lënë trupin ende. Është vetëm kur ti pason Kuranin dhe Sunnetin, kur shpirti yt largohet nga trupi, që Allahu vërtetë të ka ndihmuar ty. Atëherë vërtetë Allahu të ka ndihmuar ty. Prandaj mos u ndjej i sigurtë. Mos u ndiej i sigurtë ndaj dinakërisë së shejtanit dhe mashtrimeve të tij përderisa je gjallë. Përderisa je gjallë nuk duhet të ndihesh i sigurtë ndaj një përfundimi të keq.


1 6:116

2 6:116

Shpërndaje: