Shejkh Xhemal bin Furejhan el-Harithi
El-Axhuibeh el-Mufideh an Es’ilet-il-Manahixh el-Xhedideh, fq. 55-56
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Lexojeni këtë histori për të parë se si njerëzit mund të mashtrohen kur lavdërohen pasuesit e bidateve. Imam Dhehebi dhe të tjerët kanë transmetuar:
Ebul-Uelid ka thënë në librin “Ikhtisar Firak-il-Fukaha” kur u përmend Ebu Bekr el-Bakilani: “E pyeta Ebu Dherr el-Harauin, i cili ishte i prirë kah doktrina e tij esharie: “Si ndodhi kjo?” Ai tha: “Një ditë ndërsa isha duke ecur me Ebul-Hasan ed-Darakutnin, e takuam Ebu Bekr bin Et-Tajib el-Eshari. Darakutni e përqafoi dhe e puthi në fytyrë dhe sy. Kur u ndanë, i thashë: “Kush është ai të cilit ia bëre këtë? Nuk e kisha menduar kurrë se do ta bënte një gjë të tillë. Ti je imami i kohës sate.” Ai u përgjigj: “Ai është imam i muslimanëve dhe mbrojtës i fesë, ai është gjykatësi Ebu Bekr bin et-Tajib.” Që nga ai moment, fillova të shkoj tek ai dhe të ndjek mësimet e tij.”1
Kur Darakutni e trajtoi el-Bakilani el-Eshariun në këtë mënyrë dhe e lavdëroi atë si imam i muslimanëve e kështu me radhë, ata që e panë atë u mashtruan dhe si rezultat e pranuan besimin e esharive. Kjo vlen për të gjithë ata që lavdërojnë pasuesit r bidateve; ai do të shkaktojë rënien e shumë njerëzve në besimin e tyre dhe veçanërisht nëse ata duken të drejtë – dhe Allahu e di më mirë.
1 Tedhkirat-ul-Huffadh (3/1104-1105) dhe Sijer A’lam-in-Nubela (17/558-559).