Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Pastrimi i dyshekut dhe qilimit mbi të cilin ka urinë

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Umdat-il-Fikh (9)
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/umdt–14340506.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Nëse dikush urinon mbi dyshek apo qilim, a duhet të hedhet ujë mbi të sikurse është transmetuar tregimi për beduinin që ka urinuar në xhami1?

Përgjigje: Jo sepse është e mundur që ato të largohen dhe të pastrohen. Ndërsa sa i përket ngjarjes së beduint, ai urinoi në tokë. E njëjta gjë vlen me gjërat që janë të ngjitura në tokë dhe nuk mund të largohen; ato gjithashtu marrin gjykimin e tokës, pra mjaftohet të hedhet ujë mbi to. Ndërsa nëse ka mundësi që ato të largohen, patjetër është që të pastrohen sikurse gjërat tjera.


1 Enes bin Maliku -radijAllahu anhu- rrëfeu:

“Një beduin hyri në xhami dhe urinoi në një qoshe të xhamisë, andaj njerëzit e qortuan atë, ndërsa profeti ﷺ i ndaloi ata. Kur ai e kreu urinimin, profeti ﷺ urdhëroi të derdhej një kovë me ujë mbi vendin ku ishte urinuar.”

Transmeton Bukhari (219) dhe Muslimi (284).

Shpërndaje: