Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Pastrimi i kufomës

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Nurun ala Darb (26 B)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Nuk është e vështirë për ta pastruar një kufomë. E detyrueshme është që tërë trupi të pastrohet me ujë. Kjo nuk është e vështirë për askënd; kjo është e lehtë.

Metoda e përshkruar është:  kufoma duhet të shtrihet në kurriz mbi një barelë. Pastaj, pastrohen pjesët intime të trupit të kufomës. Në këtë rast, pjesët intime duhet të jenë të mbuluara dhe pastruesi duhet ta ketë një pëlhurë në dorë, në mënyrë që ai të mos i prek pjesët intime të kufomës.

Kur të jenë pastruar pjesët intime të kufomës, ai ia pastron trupin ashtu siç pastrohet gjatë abdesit. Duhet filluar me shpëlarjen e gojës së kufomës e pastaj dhe hundën. Pastaj, duhet marrë një leckë të lagur, me të cilën ia pastron dhëmbët e tij dhe brendësin e gojës dhe hundën. Pastaj, ia pastron fytyrën e kufomës,  duart madje edhe bërrylat, kokën dhe këmbët. Së fundi, ai lanë pjesën tjetër të trupit të kufomës dhe fillon me anën e djathtë të kufomës.

Është e detyrueshme për ta pastruar kufomën një herë. Nëse kufoma pastrohet disa herë, duhet pastruar atë tre, pesë, shtatë apo më shumë herë, në varësi të nevojës. Në pastrimin e fundit, ujit i shtohet kamfur me të cilën pastrohet kufoma për herë të fundit. Kjo veprohet në mënyrë që kufomës t’i vjen era e mirë. Profeti salAllahu alejhi ue selem ka urdhëruar për këtë.

Shpërndaje: