Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Pastrimi i të vdekurit

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: “Ed-durusul-muhimmeh li’amemmetil-ummeh” fq. 16-17
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Sa i përket burrit, e drejta për pastrimin e tij i takon personit për të cilin ai ka lënë porosi para vdekjes, më pas babait, gjyshit e pastaj më të afërmit nga trashëgimtarët.

Kurse për sa i përket gruas, pastrimi i saj së pari i takon asaj gruaje për të cilën ajo ka lënë porosi, e më pas nënës së saj, gjyshes së saj e më pas më të afërmes së saj.

Bashkëshortët kanë të drejtë ta pastrojnë njëri-tjetrin, ngase Ebu Bekrin radijAllahu anhu e lau gruaja e tij Esma bin Umejs (v.p.: Esma e pastroi burrin e saj Ebu Bekrin, pasi që ai kishte porositur për një gjë të tillë. Kurse Fatimja kishte lënë porosi që ta pastrojë burri i saj Aliu radijAllahu anhum).

Është e detyrueshme mbulimi i avretit të tij, pastaj ngrihet pak dhe lidhet barku i tij me shtrëngim të lehtë. Ai i cili do ta pastrojë atë, e mbështjell dorën e tij me një leckë, fillon ta pastrojë pasi që t’i ketë dhënë abdes sikurse për namaz. Pastrimin fillon që nga koka e mjekra me ujë të përzier me sidër (gjethe të një lloji peme, që ka erë të mirë), ose me diç tjetër që ka aromë të mirë. Më pas ia lanë krahun e djathtë e pastaj të majtin. Në këtë mënyrë e patron për herë të dytë dhe të tretë. Me dorën e tij ia përshkon edhe barkun dhe pjesët e tjera të trupit. Nëse nga vendet e daljes së papastërtive (dy vrimave anale) del diçka, atëherë lejohet që të vihet pambuk apo diçka tjetër, në mënyrë që të pengohet dalja e tyre jashtë. Nëse kjo nuk mjafton, atëherë lejohet përdorimi i baltës së njomë e të ngrohtë, ose të përdoret ndonjë mjet nga mjekësia moderne për ta penguar daljen e tyre.

Nëse ndodh kjo, atëherë ia përsërit abdesin, nëse nuk pastrohet me nga tre herë, atëherë i pastron ato vende nga pesë herë, shtatë herë e më shumë. Pastaj, e fshin me ndonjë peshqir, dhe i vë parfum, sidomos në ato vende ku ka nevojë më shumë dhe në vendet me të cilat njeriu bën sexhde. E nëse e parfumon të gjithë trupin e tij, kjo është edhe më mirë. Kurse, qefinin e tij e tymos me temjan (rrëshirë nga disa bime të Afrikës Lindore, e cila lëshon erë të mirë kur digjet). Nëse mustaqet dhe thonjtë i ka të gjatë, atëherë ia shkurton ato, por edhe nëse nuk e bën këtë, nuk ka asgjë të keqe.

Flokët nuk i krihen e as nuk i kthen në ndonjërën anë. Qimet e pjesëve të turpshme nuk hiqen, dhe as nuk bëhet synet (nëse nuk ka qenë i bërë), ngase nuk ka ndonjë argument për veprime të tilla. Kurse për gruan është mirë që flokët e saj të ndahen në tre bishta, duke i lëshuar mbrapa shpinës së saj.

Shpërndaje: