Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (2/442)
Pasi që namazi i jacisë përfundon në mesnatë, shtrohet pyetja se a është e detyruar ta falë namazin e jacisë gruaja të cilës i përfundon cikli mujor pas mesnate?
Sipas mendimit më peshues, është se ajo nuk është e detyruar që ta bëjë këtë. Sepse ajo u pastrua pasi koha kishte skaduar.
E njëjta gjë vlen edhe për personin i cili bëhet seksualisht i pjekur pas mesnate; ai nuk është i detyruar që ta falë namazin e jacisë.