Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dallimi mes karaktereve të Selefive dhe të pasuesve të bidateve

Alameh Rabi’ bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: “El-Lubab”, fq. 40

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

O rini! Ju këshilloj juve dhe veten time që të kemi frikë Allahun Tebarake ue Te’ala dhe të jemi të vetëdijshëm se Allahu sheh dhe i di të gjitha veprat tona të fshehta dhe të dukshme. Jini të sinqertë dhe besnik ndaj Allahut në fjalët dhe veprat tuaja.

Ia tërheq vërejtjen vetes sime dhe juve nga rënia në bidate dhe sjellje jo të shëndosha dhe të devijuara siç është gënjeshtra, mashtrimi e nga cilësi të tjera negative që i posedojnë Pasuesit e Bidateve dhe së Kotës.

Shpresoj se çdo Selefi të jetë burrë fisnik dhe besnik që respekton të vërtetën dhe që i ruan marrëveshjet dhe premtimet. Selefiu duhet të jetë shëmbëlltyrë e qartë që reflekton moralin e karakterin islam të porositur nga i dërguarit fisnik salAllahu alejhi ue selem. Megjithatë, kjo nuk mund të zbatohet pa pasur dije në lidhje me udhëzimin, biografinë dhe moralin e sjelljet e Muhammedit salAllahu alejhi ue selem. Karakteri i tij ishte Kurani, ashtu sikurse ka thënë Aishja radijAllahu anha kur ajo u pyet rreth moralit të tij salAllahu alejhi ue selem.

Shpërndaje: