Imam Jahja bin Sharaf en-Neueui (v. 677)
Sherh Sahih Muslim (13/89-90)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Muslimi ka thënë:
1954 – Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh na tregoi: Ismail bin Ulejjeh na tregoi, nga Ejubi, nga Seid bin Xhubejri i cili tha:
“Një nga të afërmit e Abdullah bin Mugafal hidhte gurë, ai e ndaloi atë dhe i tha:
”I dërguari i Allahut e ndaloi hedhjen e gurëve dhe tha: ”Ajo nuk e vret gjahun.”
Pas kësaj, personi hidhte sërish me gurë.
Atëherë ai i tha: “Të thashë se i dërguari i Allahut e ka ndaluar këtë dhe prapëseprapë po hedh?
Kurrë nuk do të flas me ty.”
Hadithi vërteton se lejohet bojkotimi i pasuesve të bidateve, mëkatarëve dhe i atyre që e kundërshtojnë sunnetin me vetëdije dhe se lejohet të bojkotohen përgjithmonë.
Kjo do të thotë se ndalimi i bojkotit për më shumë se tre ditë është për qëllime personale dhe tokësore. Pasuesit e bidateve dhe të tillet si ta lejohen të bojkotohen përgjithmonë, gjë që forcohet nga ky hadith, nga hadithi i Ka’b bin Malikut dhe nga hadithe të tjera.
Hadithi i plotë është:
“Ajo nuk e vret gjahun dhe nuk e lëndon armikun, por mund të thyej dhëmbin ose ta nxjerr syrin.”