Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Pasuesit e Bidateve refuzohen për hir të Allahut

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)

Burimi: http://muqbel.net/sounds.php?sound_id=7 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Sa i përket çështjeve të dynjasë, elhamdulilah ne nuk jemi prej atyre që na intereson për të dhe nuk jepemi pas saj.

Në realitet, ne kemi bërë armiqësi me shumë bidatçive. Po të ishim sikurse sudanezi Muhammed Hashim el-Hadijjeh dhe të dëshironim para, ne do të shkonim tek në një sufi dhe do ta lavdëronim Sufizmin e tij. Kështu do bënim edhe me Shi’itët, Hizbitë dhe të tjerët, në mënyrë që ata të jenë të knaqur me ne.

Por, elhamdulilah që kasetat dhe librat tona janë përplot me refuzime ndaj bidatçive e Hizbive.

Shembull, nëse ne do të kishim refuzuar vetëm Abdurr-Rrahman Abdul-Halik, do të kishte qenë e mundur për të thënë këtë (se ne jemi të dhënë pas dynjasë).

Por Abdurr-Rrahman Abdul-Khalik është një prej Hizbive ose bidatçive ndaj të cilëve ne tërheqim vërejtje ndaj tyre duke llogaritur në shpërblim.

Shu’be, u thoshte shokëve të tij: “Ejani të përgojojmë për hir të Allahut.”

Imam Ahmedi ka thënë: “Personi i cili refuzon Pasuesit e Bidateve është si një muxhahid.”

Të njëjtën gjë e ka thënë nga Shejkhul-Islam Ibn Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë!).

Pra qëllimi ynë është që për këtë, të shpresojmë shpërblim dhe sevap tek Allahu.”

Shpërndaje: