Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: El-Kaulul-Mufid (2/236)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Njeriu është i obliguar që t’i kuptoj tekstet e Kur’anit dhe Sunnetit në mënyrë të drejtë. Pastaj ta korrigjojë besimin e vet në përputhshmëri me ato argumente.
E nuk duhet t’i përputhim argumentet sipas të kuptuarit apo besimit paraprak. Prandaj, themi se njeriu duhet të ketë prova e pastaj të besojë e jo anasjelltas. Nëse ti ke bindjen para se të kesh argument për atë, ekziston rreziku që bindja juaj të bëj që t’i shtrembërosh ato argumente vetëm e vetëm që t’i përshtaten mendimit tuaj.
Është e qartë se të gjitha fetë dhe metodologjitë të cilat ndryshojnë nga rruga dhe metodologjia e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem veprojnë këtë gjë.
I sheh ata se si i shtrembërojnë tekstet në përputhje me doktrinën e tyre. Si përfundim i kësaj, personi i cili pason epshet komenton tekstet në mënyrë jo relevante vetëm për t’iu përshtatur epsheve të tij.