Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Pasuesit e Faraonit e mohojnë lartësimin e Allahut

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: el-Bejan uel-Idhah li Akideti Ehl-is-Sunneh uel-Xhama´ah, fq. 9

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ibnul Kajimi ka thënë:

“Pasuesit e bidateve të devijuar, Xhehmitë e hutuar dhe ahmakë, si dhe pasuesit e Faraonit Muatilet, mohojnë se Allahu do të shihet në Ditën e Gjykimit.”

Faraoni tha :

يَا هَامَانُ ابْنِ لِي صَرْحًا لَّعَلِّي أَبْلُغُ الْأَسْبَابَ أَسْبَابَ السَّمَاوَاتِ فَأَطَّلِعَ إِلَى إِلَهِ مُوسَى وَإِنِّي لَأَظُنُّهُ كَاذِبًا

”E Faraoni tha: “O Haman, ndërtoma një pirg, e ndoshta do t’i gjejë rrugët. “Rrugët e qiejve, e ta shoh Zotin e Musait, pse unë mendoj se ai është gënjeshtar.” 1

Faraoni mohoi ekzistencën e Allahut nga mendjemadhësia. Allahu e mallkoftë atë! Në brendësinë e tij ai besonte në ekzistencën e Allahut dhe se Ai është Zoti dhe Krijuesi i këtyre krijesave. Allahu (te ala) ka thënë :

وَجَحَدُوا بِهَا وَاسْتَيْقَنَتْهَا أَنفُسُهُمْ ظُلْمًا وَعُلُوًّا

“Dhe ata i përgënjeshtruan ajetet Tona padrejtësisht dhe me mospërfillje edhe pse vetë në veten e tyre ishin të bindur për to.” 2

Megjithëkëtë Faraoni u bë mashtrues dhe u përpoq që ti bëjë pasuesit e tij qe të besojnë se Allahu nuk ekziston, dhe se Ai nuk është përmbi qiej. Pra ai është lideri i Muatilave të cilët mohojnë se Allahu është mbi qiej dhe se Ai është ngritur mbi arsh.


1 40:36-37

2 27:14

Shpërndaje: