Imam Husejn bin Mesud el-Bagavij (v. 516)
Burimi: Sherh-us-Sunneh (9/106)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmusliamne.com
Dijetarët janë unanim se është e lejueshme që burri të ketë marrëdhënie seksuale me gruan e tij në pozitën nga prapa përderisa e bënë këtë në vaginën e saj, pavarësisht pozicionit. Ajeti u shpall posaçërisht për këtë gjë:
نِسَآؤُكُمْ حَرْثٌ لَّكُمْ فَأْتُواْ حَرْثَكُمْ أَنَّى شِئْتُمْ
”Gratë tuaja janë vendmbjellja juaj, andaj afrohuni vendmbjelljes tuaj siç dëshironi ju.” El-Bakara, 2:223
Ibn Abbasi ka thënë:
D.m.th. ”Kryej marrëdhënie me të në pozitën nga përpara ose nga mbrapa, vetëm që të jetë në vendin e duhur.”
Ikrimeh ka thënë:
”Bëhet fjalë për vaginën.”
Diçka të ngjashme, tha el-Hasan el-Basriu.
Sa’id bin el-Musejib tha për të njëjtin ajet:
”Nëse dëshiron ejakulon jashtë organit, ose nëse dëshiron ejakulon brenda”
Lidhur me fjalët e Allahut (azze ue xhel):
نِسَآؤُكُمْ حَرْثٌ لَّكُمْ
”Gratë tuaja janë vendmbjellja juaj…”
do të thotë që gratë janë si arat për mbjellje; vendi i mbjelljes në to është vagina.