Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Tedhkir-un-Nebihin, fq. 126-127
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Edh-Dhehebi ka thënë:
“Muhammed bin Nasir bin Muhammed es-Sem’ani ka thënë:
“Atij i pëlqente të flet keq për njerëzit.”
Ibnul Xhauzi e qortoi dhe e refuzoi këtë deklaratë dhe tha:
“Ai ishte një prej burrave të hadithit, ai kritikoi dhe lavdëroi. A nuk din ai të bëjë dallimin në mes kritikës dhe përgojimit? Ai është përbën një argument kur bëhet fjalë për shumë biografi historike.”
Pastaj Ibnul Xhauzi filloi të sulmojë Ebu Sadin dhe e akuzoi atë për fanatizëm ndaj Hanbelive. Ndërsa kjo nuk është e vërtetë. Vërtet se Ibn Nasir ishte fanatik kur ai foli keq për disa dijetarë. Ndalohu të hakmerresh për veten tënde. Ebu Sadi është shumë me i ditur se sa ti në lidhje me historinë dhe ai ka një memorie më të mirë se ti dhe mësuesi yt.”
Ai gjithashtu tha në lidhje me Ibn Nasir:
“Ai ishte i besueshëm, memorizonte, fetar, zotërues, i qëndrueshëm, i ditur në gjuhë dhe në hadith dhe zinxhirët e tyre. Ai falej shumë dhe lexonte shumë. Megjithatë, ai fliste keq për njerëzit.”
Fjalët e es-Sam’anit dhe Dhehebiut mund të diskutohen gjerësisht. Ibn Nasir ishte e besueshëm, fetar, memorizonte, zotërues dhe i qëndrueshëm, të cilën Dhehebiu, es-Sem’ani dhe të tjerë e thanë. Se ai kritikonte njerëzit që e meritojnë të kritikohen nuk është një formë e fanatizmit dhe epshit, por është dashamirësi dhe paralajmërim. Ai që thotë ndryshe duhet të dëshmojë se ai fliste për njerëzit pa dëshmi të ligjësuara. Pohimet e pabaza nuk pranohen dhe duhet vetëm të injorohen.