Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Pendimi nuk është vetëm fjalë goje

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pendimi ka shenjat e tij, nuk është pendim vetëm me gjuhë, pendimi është ndryshim, të ndryshosh veten tënde, të ndryshosh familjen tënde nga mëkatet në bindje, nga e keqja në hajr, kërkon ndryshim!

Nëse nuk ndryshon, por vetëm shpreh pendimin me gojë kjo nuk bën dobi, nuk i bën dobi atij që shpreh atë.

Ai që pendohet tek Allahu me pendimi të sinqertë e ndryshon gjendjen e tij të keqe në të mirë.

Allahu -te ala- thotë:

”Kjo ndodh se Allahu nuk ia ndryshon kurrë një mirësi që ia ka dhënë një populli, derisa ata të ndryshojnë atë që kanë në veten e tyre.” El-Enfal, 8:53

Vërtet, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa ata të ndryshojnë atë që kanë në veten e tyre. Kjo ndërlidhet me ne sepse nëse ndryshojmë nga e keqja në të mirë, nga mosbindja në bindje, nga sherri në hajr, Allahu do ta ndryshojë gjendjen tonë të vështirë, mjerimin tonë, thatësinë, çmimet e larta, e kështu me radhë. Do t’i ndryshojë në gjendje të mirë sepse shpërblimi është sipas veprës.

E nëse nuk ndryshojmë dhe mbetemi siç jemi, atëherë dënimi i Allahut është më i rëndë. ”La haule ue la kuete ila biLah – (Nuk ka forcë e as ndryshim pa ndihmën e Allahut).”

Shpërndaje: