Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Pendimi për përgojimin ndaj dijetarëve

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Data e fetvas: 16/6-1432 ose 19/5-2001

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Unë kam përgojuar një nga dijetarët dhe tani jam penduar për këtë. Çfarë jam i obliguar të veproj tani?”

Përgjigje: “Ti duhet të pendohesh dhe të kërkosh falje nga Allahu. Gjithashtu, ti duhet t’i kërkosh falje personit që e ke përgojuar. Duhet t’i tregosh atij çfarë ka ndodhur dhe t’i kërkosh falje atij.

Ky është detyrimi juaj. Nëse ju nuk mund ta gjeni personin ose frikësohesh se puna do të bëhet më keq, mjafton që të pendohesh, ta lavdërosh atë në të ardhmen dhe duhet ta bësh këtë në vendet ku e ke përgojuar atë. Shpresojmë se Allahu do t’ju falë.”

Shpërndaje: