Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Pendohem, por prap bëj mëkat

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Unë jam një djalë i ri dhe, dua të pendohem! Por, çdoherë kur unë vendos të pendohem, apo edhe e bëj këtë gjë, shumë shpejt kthehem tek mëkatet! Si mund të jam i vendosur në pendimin tim, t’i lë mëkatet dhe të mos kthehem në to asnjëherë?!”

Përgjigje: “Njeriu nga vetë natyrshmëria e tij, është i dobët kur gjendet përballë mëkatit përveç atë që Allahu dëshiron ta ruaj.

Unë të përgëzoj se pendimi yt është i pranuar. Sepse prej kushteve të pendimit, nuk është se njeriu të mos kthehesh në mëkat, por prej kushteve të pendimit është që ti të vendosësh që të mos i kthehesh mëkatit! E nëse ti prapë kthehesh tek mëkati, vazhdo dhe pendohu tek Allahu dhe kërko falje prej Tij.

E nëse të tërheq mëkati, kujtoje Madhërinë e Allahut të Lartësuar, kujtoje se je penduar tek Allahu (për mëkatet e mëhershme); dhe dije se pendimi është sikurse premtimi, andaj është obligim ta ruash atë.

Dhe nëse është e mundur që ti të largohesh tërësisht nga mëkati i caktuar duke nëpërmjet veprave të njëjta por të lejuara, kjo është çfarë kërkohet prej teje.

E lusim Allahun që të na fal neve dhe të gjithë ju!”

Shpërndaje: