Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/node/15901
Ligjërata: Sirati edh-Dhatijjeh
www.perlatuslimane.com
Nuk ka dyshim se umeti po përjetonë valë të sprovave. Kjo nuk është asgjë e panjohur. I dërguari ﷺ tregoi në lidhje me sprovat që do të ndodhnin kah fundi i kohës. Megjithatë, ai ﷺ na ka dhënë një lajm të mirë dhe tha:
”Do të jetë gjithmonë një grup në umetin tim që janë të ndihmuar në të vërtetën dhe i cili nuk dëmtohet nga ata që e kundërshtojnë deri sa të vie urdhëri i Allahut (tabarak ue te ala) dhe ata janë në gjendje të njejtë.”
Hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut, ky është lajm i mirë. Atij që Allahu ia dëshiron të mirën i bashkohet këtij grupi. Ky grup ekziston, hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut.
Pos kësaj, njeriu nuk mund t’i shpëtojë këtyre sprovave dhe të keqes në qoftë se ajo nuk e studion besimin. Nëse ajo është e studion besimin seriozisht, ajo fiton një bazë në të cilën qëndron dhe një rrugë të qartë të cilën e pason. Kjo vlen sidomos për librin “el-Akideh el-Uasitijjeh” nga Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh. Ky libër përmbledh metodologjinë e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit dhe sqaron besimin e vërtetë dhe bazamentet e tyre. Pavarësisht se është libër i shkurtër dhe i thjeshtë kështu që është shumë i dobishëm. Duhet kujdesur për të mësuar përmendësh atë dhe për ta studuar atë tek dijetarët të cilët ia shpjegojnë atë personit. Në të ai (rahimehullah) ka shkruar rrugën e qartë për ata që viejnë pas tij.”