Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Për ata që qajnë për Perandorinë Osmane

Shejkh Muhammed el-Fifi

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Abdul-Aziz ibn Muhammed (Allahu e mëshiroftë) u vra në mihrab. Sidoqoftë, Perandoria Osmane nuk heshti, përhapja e davetit të teuhidit nuk u pëlqeu atyre. Përhapja e teuhidit nuk i pëlqeu Perandorisë Osmane. Ata e dërguan Ibrahim Pashën nga Egjipti me një ushtri përmes Detit të Kuq, derisa arritën në Xhiddeh, pastaj në Meke, pastaj në Medine, pastaj në Janbu. Ata pastaj u kthyen në Ta’if, pastaj në Trauban, pastaj në Shakra, pastaj në Marat, pastaj në Rijad deri sa arritën në Dir’ijjeh dhe rrethuan njerëzit e saj për 6 muaj.

Pasha Allahun – ne nuk kishim burime të naftës për të cilën ata po na ndiqnin. As nuk kishim ar për të cilin po na ndiqnin. E vetmja gjë që kishim ishte teuhidi. Nëse Perandoria Osmane e donte teuhidin dhe e ndihmonte teuhidin, ata do ishin të gëzuar me ngritjen e këtij daveti, ata nuk do ta kishin luftuar atë. Pra, ku janë ata që mburren me Perandorinë Osmane dhe shtiren se qajnë për të, duke dëshiruar që ajo të kthehet. Allahu mos e bëftë që të kthehet.

Ata e quajtën atë Hilafet. Asnjë cilësi e vetme prej cilësive të Hilafetit nuk përputhet me Perandorinë Osmane. Ishte vetëm hilafet i varreve, tyrbeve, shirkut dhe Sufizmit. Në botën Islame sot pothuajse nuk ka asnjë tyrbe të vetme, përveç që Perandoria Osmane ka një pjesëmarrje në themelimin e saj dhe ka marrë pjesëmarrje në mbështetjen e saj. Atëherë si vjen ti dhe thua që dëshiron që ajo të kthehet? Nëse dëshiron që Perandoria Osmane të kthehet, atëherë kjo do të thotë që ti dëshiron kthimin e shirkut, tyrbeve dhe adhurimit të varreve.

Sikur nuk do të ishte Allahu dhe më pas Arabia Saudite, e cila u themelua në metodologjinë e selef-us-salih, do të kishe parë se kotësia (d.m.th. shirk, faltoret dhe adhurimi i varreve) do të vazhdonte të ekzistonte në këto vende.

Perandoria Osmane vendosi rrethimin e Dir’ijjeh për 6 muaj! Derisa imami Abdullah ibn Sa’ud, udhëheqësi i Dir’ijjeh doli dhe tha:

“O Ibrahim Pasha! Unë po dorëzohem me kushtin që ju të hiqni rrethimin mbi banorët e Dir’ijijes.” Shikoni se si ai sakrifikoi veten për të shpëtuar banorët e Dir’ijjes.

Ai tha: “Do të dorëzohem me një kusht: që të largosh rrethimin mbi banorët e Dir’ijjes.”

Ibrahim Pasha i tha: “Dakord, do të bëhet kështu.”

Por ai e theu besën. Ibrahim Pasha e theu besën. Rrethimi vazhdoi rreth Dir’ijjes sipas disa transmetimeve për një vit të tërë!

Deri në atë masë saqë Ibrahim Pasha pagoi shpërblim, (ai tha): “Për kokën e çdo Vehabisti që më sjell, unë do të paguaj në këmbim 6 dollarë.”

Historianët thonë: Të tillë si Ebu Mesud en-Nadaui dhe të tjerë përveç tij (pasi që ai ofroi 6 dollarë për çdo kokë të “Vehabisti”), afër 5.000 kafka nga kafkat e njerëzve të teuhidit u mblodhën para Ibrahim Pashës. Ai pastaj hyri në Dir’ijjeh dhe shkaktoi fesad në të.

Pastaj ai shkoi tek imam Sulejman ibn Abdullah, autori i librit Tejsirul Azizil-Hamid. Nëse do të pyeteshim, apo të bënim kuiz se kush ishte autori i Tejsirul Azizil-Hamid. Betohem në Allahun se askush nuk do të përgjigjej ndoshta përveçse nëse Allahu dëshiron. Por pasuesit e sunnetit dhe njerëzit e dijes dhe ata që e duan teuhidin e dinë se kush është Sulejman ibn Abdullah. Ai ishte i ri në moshë, ishte 33 vjeçar.

Ai u dërgua me zinxhirë dhe pranga në varreza. Pastaj Ibrahim Ali Pasha mbërriti atje me një grup muzikor që luanin muzikë në mes të varrezave. Kur ata mbaruan muzikën, ai urdhëroi ushtarët e tij që të gjuanin me barut Sulejman ibn Abdullahin. Gjymtyrët e tij u shpërndan larg trupit të tij. Ata me plotë domethënien e fjalës e grisën atë copë copë.

Pastaj Ibrahim Ali Pasha shkoi duke u mburrur për këtë krim, ai shkoi te babai i Sulejmanit i cili është Abdullah ibn Muhamed ibn Abdul-Vehabi, Allahu i mëshiroftë që të dytë. Ai shkoi tek imami duke u mburrur për vrasjen e djalit të tij Sulejmanit dhe tha në dialektin egjiptian:

“Ne ta mbytëm birin tënd! O plak.”

Imam Abdullahi, i ati i Sulejmanit iu përgjigj: “Nëse nuk do ta vrisje atë, do t’ia merrte shpirtin Allahu.”

Ky ishte besimi i imamit lidhur me përcaktimin e Allahut;

Ajo që do të na godiste do të na godiste dhe ajo që nuk do të na godiste nuk do të na godiste. Ky është besimi i saktë në të cilin ishin imamët e davetit selefij, Allahu i mëshiroftë.

Pastaj e sollën Abdurr-Rrahman ibn Hasan, autorin e librit Fet’hul-Mexhid që është shpjegimi i Kitabu-Teuhidit. Ata e kapën, e morën atë peng dhe familjen e tij si të burgosur; ata ishin disa nga anëtarët e mbetur të familjeve Muhammed ibn Abdul-Vehab dhe Muhammed ibn Sa’ud. I çuan në Egjipt; në Kajro.

El-Xhabarti tha në librin e tij të historisë: “Gratë u shitën në tregjet e skllevërve të Kajros, nëna i shitej një burri dhe vajza i shitej një burri tjetër.” Sa për pjesën tjetër të tyre, ata u çuan në Aleksandri dhe ata u varën në vendekzekutime të Aleksandrisë.

Imam Abdullah ibn Sa’ud dhe ata që ishin me të u dërguan në Stamboll, kryeqytetin e cilit shtet? Kryeqyteti i Perandorisë Osmane. Për të cilin shtiren se qajnë disa nga thirrësit tanë (në Arabinë Saudite), hoxhallarët e zgjimit Islam (thirrjes së Ikhuan el-Musliminëve).  Ata u dërguan në Stamboll dhe u gjykuan me gjykim të padrejtë. Abdullah ibn Sa’ud u ekzekutua; koka e tij iu pre, iu vendos në një top dhe u hodh në erë. Më pas ata ecnin rrugëve me trupin e tij në një karrocë nëpër rrugët e Stambollit për tre ditë dhe netë, në mënyrë që ai të bëhej një mësim/paralajmërim për të tjerët.

Kjo pjesë e historisë, dhe kjo pikë në detin e madh të biografive të këtyre imamëve. Shumica e neve nuk e dimë këtë, ndoshta është hera e parë që po dëgjojmë për këtë.

Unë them: Ata sakrifikuan jetën e tyre, veten dhe gjithçka, të afërmit dhe të dashurit në mënyrë që të themelohet shteti i teuhidit. Vendi ynë (Arabia Saudite) o vëllezërit e mi nuk u ngrit me zgjedhje! As me parlamente! As përmes fotografive, fotografive të bukura të rreme që përdoren për vota siç bëhet në vendet demokratike sidomos gjatë kohës së zgjedhjeve. Vendi ynë as nuk u ngrit me kabinën e votimit dhe me kutitë e zgjedhjeve! Ai u ngrit mbi kokat e prera, mbi gjakun e derdhur, mbi shpirtrat që u morën, me qëllim që të mund të vendoset kjo kullë/pallati i teuhidit (Arabia Saudite), hijen e të cilit po e shijojmë sot.

Sa kam dëshirë që imamët që u vranë pa të drejtë gjithashtu të ishin në gjendje ta shijonin këtë, Allahu i mëshiroftë.

Ju dhe unë trashëguam këtë mirësi. Kjo është një begati e madhe që kemi trashëguar.

Shpërndaje: