Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=132786
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Disa që janë edukuar nga librat e Sururive dhe të Hizbive, akuzojnë me irxha tre imamët: shejkh Ibn Bazin, shejkh Ibn Uthejminin dhe shejkh el-Albanin (Allahu i mëshiroftë!), për shkak se ata nuk bëjnë tekfir mbi sunduesit. Çfarë thoni në lidhje me këtë?”
Përgjigje: “Kjo është injorancë dhe devijim. Këta bidatçi na shfaqen çdo ditë me një maskë të re. Nëse janë Murxhiah shejkh el-Albani, shejkh Ibn Bazi dhe shejkh Ibn Uthejmini, të cilët janë dijetarët e këtij umeti, udhëheqës dhe më të mëdhenjtë, atëherë kush na mbetet?
Kush na mbetet atëherë? A mbetet ndokush? Askush nuk mbetet. Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!
Kjo është një fatkeqësi dhe sëmundje. Unë mendoj se me të vërtetë ai i cili flet në këtë mënyrë, duhet të arrestohet, dënohet dhe të rrahet. Dhe nëse ai nuk pendohet, ndoshta ka nevojë të përdoret edhe ndonjë metodë tjetër ndaj tij.”