Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Përderisa je në xhami

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Sherh Sahih el-Bukhari (2/386-387)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Imam Bukhari ka thënë:

87 – Namazi në xhamin e tregut. Ibn Aun u falë në vendfaljeje në një shtëpi.

477 – Musede na tregoi: Ebu Muauijeh na tregoj, nga el-A’mash, nga Ebu Salih nga Ebu Hurejra -radijAllahu anhu-, nga profeti ﷺ i cili ka thënë:

“Namazi i falur me xhemat është 25 shkallë më i vlefshëm se namazi që ai fal në shtëpinë e tij apo në treg. Kur ndonjëri prej jush merr abdes në mënyrën më të mirë, pastaj shkon në xhami duke mos synuar asgjë tjetër përveçse faljes së namazit me xhemat, për çdo hap që hedh ngrihet një gradë dhe i hiqet një mëkat. Engjëjt luten për të duke thënë: ‘O Allah fale, o Allah mëshiroje’ përderisa ai gjendet në vendin ku është falur dhe nuk e prish abdesin.” Transmeton imam Muslimi.

Hadithi tregon se të shkruarit e shpërblimit për hapat që hedh përfundojnë me hyrjen në xhami. Por ajo që vjen pas kësaj është edhe më e mirë; për deri sa ai është në xhami konsiderohet të jetë duke u falur për derisa është aty për hir të namazit. Kjo është më e mirë se sa shpërblimi për hapat që hedh sepse ky është qëllimi ndërsa hapat janë mjeti – dhe sigurisht qëllimi është më i mirë se mjeti.

Shpërndaje: