Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Për namazin e Kunutit urdhëron prijësi i muslimanëve

Shejkh Ebu Abdul-A’la Khalid Uthman el-Misri

Burimi: https://youtu.be/G7k7kBP0kRA

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ekziston ajo që quhet Kunut un-Nauazil në Sheriat. Kjo ndodh atëherë kur si rezultat i një fatkeqësie (apo belaje) që ka rënë mbi muslimanët, prijësi i muslimanëve ose imami gjykon se është e nevojshme dhe vendosë që muslimanët të falin namazin e Kunutit ku t’i luten Allahut (t’ua largojë këtë fatkeqësi). Në të gjitha xhamitë urdhërohet të falet ky namaz (i Kunutit). Ky veprim bëhet me urdhrin e pushtetarit të muslimanëve dhe askush tjetër përveç tij nuk ka të drejtë për këtë vendim. Askush prej njerëzve të thjeshtë nuk ka të drejtë për këtë vendim. Askujt nuk i lejohet që meqë ka një mendim apo ide të caktuar në kokë të vendosë të mbledhë njerëzit madje të caktojë dhe kohën se kur duhet të mblidhen? Kjo nuk është prej Sheriatit të Allahut.

Shpërndaje: