Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dija nuk ka moshë të caktuar

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është kusht të qenurit i moshuar për të qenë nga ata që kanë dije të thellë apo është e mundur që edhe personi i ri në moshë të ketë dije të thellë?

Përgjigje: Të thelluarit në dije nuk është e veçantë për të moshuarit. Personi mundet të jetë i ri në moshë dhe të ketë dije të thellë siç ishin Abdullah bin Abbasi -radijAllahu anhu- Muadh bin Xhebeli dhe të tjerë të rinj muslimanë.

Shpërndaje: