Imam Ebul-Kasim el-Asbahani
Burimi: el-Huxheh fi Bejan-il-Mahaxheh (1/437-445)
Dar-ur-Rajah, 1419/1999
Fusnotat: Alameh dhe Dr. Muhammed bin Rabi el-Medkhali
www.perlatmuslimane.com
Fjalët:
Imani është një term për çdo lloj bindje, të brendshme dhe sipërfaqësore.
Esharitë thonë se imani është besim, ndërsa veprat dhe fjalët i përkasin sheriatit por jo imanit.
Dobia e kësaj mosmarrëveshje është se një person i cili ka vepra të mangëta dhe bën vepra të ndaluara, nuk quhet besimtarë trësisht. Por atij i thuhet: Ai ka iman të mangët, sepse i mungon një pjesë të tij. Por Esharitë thonë se ai quhet besimtarë tërësisht, sepse besimi është besim me zemër, të cilën ai e ka.
Dëshmia jonë janë fjalët e Tij (te ala):
“E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të cilëve kur përmendet Allahu u rrëqethen zemrat e tyre, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre. Dhe të cilët falin (rregullisht) namazin dhe nga ajo, me çka Ne i furnizuam, ata japin. Të tillët janë besimtarë të.” 8:2-4
Ai i përshkroi ata me iman të vërtetë, për kryerjen e këtyre veprave. Allahu (te ala) ka thënë:
“Allahu nuk është që t’ua humbë besimin tuaj.” 2:14
Pra faljen e namazit, Ai e emëroi me emrin iman, pasi që ai është një vepër.
Ajo që e tregon këtë është ajo që është transmetuar nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) i cili tha se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Imani është shtatëdhjetë degë.”
Në një tjetër formulim thuhet:
“Iman është gjashtëdhjetë degë.”
“Dega më e lartë është dëshmia ”la ilahe ilAllah” dhe dega më e ulët është të largosh një pengesë nga rruga. Po ashtu turpi është një degë e imanit.”
Imani që i një personi, i cili është i detyruar me forcë të besojë, është i iman i vlefshëm. Nëse imani do të veçonte vetëm atë që është në zemër, ai nuk do të ishte i vlefshëm, për shkak se ai nuk mund të arrihet me anë të forcës. Por ai arrihet me anë të veprave të qarta dhe fjalëve. Imani është feja e besimtarëve dhe feja është një shprehje e ibadeteve, e cila vlen edhe për imanin që është cilësi e tij. Po për personin i cili nuk agjëron, nuk e jep zekatin dhe kryejnë vepra të këqija, nuk i thuhet se ka iman të plotë.
Çështje: Imani të rritet dhe të zvogëlohet. Ai rritet me ibadet dhe zvogëlohet me mëkate. Për dallim preja tyre që thonë:
Imani është njohja dhe besimi me zemër. [1]
Dëshmia jonë është ajo që Muadhi (radijAllahu anhu) transmetoi nga profeti ﷺ i cili ka thënë:
“Imani rritet dhe zvogëlohet.” [2]
Është transmetuar nga Ibn Abasi, Ebu Hurejra [3] dhe Ebu Derda[4] se: Iman rritet dhe zvogëlohet.
Pasi që imanit është një term për çdo lloj bindje, është e lejueshme të thuhet se ai zvogëlohet dhe rritet në qoftë se një person nuk kryen disa veprime dhe të bie në mëkate.
Çështje: Asnjë në mesin e engjëjve, profetëve, shehidëve dhe njerëzve të mirë nuk e kanë imanin e njëjtë. Ata dallojnë sipas gradëve në ibadete. Për dallim prej atyre që thonë se: Imani është besim i zemrës.[5]
Është e njohur përgjithësisht se njerëzit dallojnë në ibadete. Disa prej tyre bëjnë më shumë ibadet se të tjerët, gjë që kërkon të ketë ngritje ndaj të tjerëve.
Çështje: Imani dhe islami janë dy emra për dy kuptime. Islami është një koncept për dy shahadetet së bashku me besimin e zemrës. Imani është koncept për të gjitha ibadetet, për dallim me ata që thonë se Imani dhe islami janë një gjë nëse zemra është e bindur. Dëshmia për këtë dallim janë fjalët e Allahut (te ala):
“Për muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret.” 33:35
Këtu imani iu bashkëngjitet islamit, ndërsa nuk ka asgjë që i bashkëngjitet vetvetes. Me këtë e kuptojmë se imani është një kuptim që i bashkëngjitet islamit.
246 Ajo që e dëshmon këtë është hadithi i Umer bin el-Hatabit (radijAllahu anhu) dhe fjalët e Xhibrilit. Më trego rreth islamit.
Pastaj ai tha: Më trego rreth imanit.
Kjo dëshmon se ka një dallim në mes tyre.
247 Ajo që gjithashtu sugjeron këtë është ajo që Amir bin Sad bin Ebi Uekas transmetoi nga Sad i cili ka thënë: “Profeti ﷺ i dha një grupi të njerëzve [diçka] përveç një burrit. Sadi atëherë tha: O i dërguari i Allahut, ti u dhe atyre por jo këtij burri. Betohem në Allahun se unë e konsideroj atë besimtar (Mumin). I dërguari i Allahut ﷺ tha: Apo musliman?” [6]
Në këtë mënyrë ai bëri dallimin në mes të imanit dhe islamit.
Është transmetuar prej Hudhejfes se i dërguari i Allahut ﷺ e kishte zakon të thoshte:
“O Allah, na e bëj të dashur Islamin dhe Imanin.” [7]
Ne kemi përmendur tashmë se imani nënkupton çdo ibadet dhe se islami nënkupton dy shahadetet me besimin e zemrës. Pra, në qoftë se është kështu, duhet të ketë një ndryshim mes tyre.
Çështje: Është e urryer që një besimtar të thotë:
Unë jam një besimtar i vërtetë ose unë janë besimtarë tek Allahu.
Por ai duhet të thotë: Unë shpresoj se unë jam një besimtar i plotë, apo unë jam besimtar i plotë insha Allah, apo thotë unë besoj në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij dhe të dërguarit e Tij.
Kjo nuk do të thotë se dyshon në imanin tënd, por me këtë tregon se nuk ke kryer të gjithë atë me të cilën je urdhëruar, në të njëjtën mënyrë sikurse nuk i shmangesh të gjitha gjërave të ndaluara.
Kjo e kundërshton atë që thotë: Nëse një person e di se ai është besimtar, është e lejueshme për të që të thotë: Unë jam besimtar i vërtetë.
Dëshmia se nuk duhet thënë këtë dhe se në vend të kësaj përjashton, është konsensusi i Selefëve. I është thënë Ibn Mesudit (radijAllahu anhu): Ky person thotë se është besimtar. Ai tha: Pyete atë nëse ai është në xhenet apo në xhehnem. Kur ia shtruan këtë pyetje atij personi, ai tha: Allahu e di më mirë. Abdullah bin Mesudi (radijAllahu anhu) i tha atij: Pse nuk the për të parën atë që the për të dytën?
[1] Ky është mendimi i Esharive.
[2] Unë nuk e kamë gjetur këtë hadith nga Muadhi. Vetë teksti është transmetuar, por me zinxhir të dobët nga Ebu Hurejra dhe Ebu Derda.
[3] Transmetuar nga Ibn Maxheh në parathënien e tij (74) nga Muxhahidi, nga Ebu Hurejra dhe Ibn Abasi me një zinxhir të dobët të transmetimit.
[4] Transmetuar nga Ibn Maxheh (75) nga Muxhahidi me një zinxhir të dobët të transmetimit.
[5] Ky është mendimi i Esharive.
[6] Bukhari (27) dhe Muslimi (237).
[7] Ahmedi (3: 424).