Burimi: ”Komisioni i Përhershëm për kërkime dhe fetva”, nr. 6990/1
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Një person përdor gjarpërinjtë gjatë mjekimit dhe pohon se kjo është e lejuar nëse është e nevojshme dhe s’ka ndonjë zgjidhje tjetër. Mënyra se si vepron ai, është kjo:
Ai vë një gjarpër të gjallë në një tenxhere me vaj, pastaj e vlon atë në një temperaturë të lartë. Më pastaj, këtë yndyrë e përdor për mjekim. Ndërsa ata të cilët trajtohen në këtë mënyrë bien në një gjendje të dehjes së lehtë.
A është e lejueshme për të përdorur këtë metodë të trajtimit, në qoftë se kjo gjë është e dobishme për të sëmurin? A është e lejueshme për të vënë gjarprin e gjallë në yndyrë pastaj për ta vluar atë?”
Përgjigje: “Së pari, vënia e kafshës së gjallë në ndonjë lloj lëngu pastaj të vlohet ai lëng, është e ndaluar, pasi kjo është torturë ndaj asaj kafshe. Ndërsa këtë gjë e ka ndaluar Profeti (salAllahu alejhi ue selem) i cili thotë:
إذا قتلتم فأحسن القتلة
“Kur të vrasësh (mbytësh) diçka, vrite në mënyrën më të mirë …” (Muslimi, Nesaiu, Tirmidhiu dhe të tjerët)
Së dyti, nuk është e lejueshme që të përdoren për mjekim gjarpërinjtë ose vaji i cili është vluar në të cilin ka pasur ndonjë gjarpër në të për shkak se është e ndaluar ngrënia e mishit të gjarprit, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve. Dhe mishi i gjarprit të ngordhur konsiderohet Nexhes (i papastër), dhe trajtimi me sendet e ndaluara është i ndaluar.”