Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Përdorimi i ilaçeve gjatë agjërimit

Alameh Muhammed bin Salih el-Luhejdan
www.perlat-muslimane.com

Pyetje: Unë kam një sëmundje që më shoqëron gjithnjë, andaj edhe më duhet të marr ilaçe çdo katër orë. A më lejohet të agjëroj, duke i pirë vetëm ilaçet e jo ndonjë gjë tjetër çdo katër orë?

Përgjigje: Marrja e ilaçeve nëpërmjet muskujve dhe venave nuk ka asgjë të keqe dhe nuk e prish agjërimin. Nëse këto ilaçe merren nëpërmjet gojës, atëherë nuk ka dyshim se kjo është prishje e agjërimit. Personi i cili është në gjendje të tillë (sëmundje si kjo), nuk është e ligjësuar që ai të agjërojë.

Nëse shpreson që të shërohet nga sëmundja e tillë, atëherë ai hanë dhe i kompenson ditët të cilat nuk i ka agjëruar. E nëse sëmundja mendohet se nuk kalon dhe vazhdon me të njëjtën terapi (marrjen e ilaçeve çdo katër orë), atëherë ai nuk është i obliguar me asgjë. Përveç, nëse nga dëshira ushqen për çdo ditë të pa-agjëruar nga një të varfër, kjo është gjë e mirë por nuk është gjë e obliguar për të.

Shpërndaje: