Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Përdorimi i inhalatorit gjatë agjërimit

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (19/211)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Disa persona kanë alergji dhe kanë vështirësi në frymëmarrje dhe zakonisht përdorin inhalatorin kur kanë pengesa në frymëmarrje. A e prish kjo agjërimin?

Përgjigje: Agjërimi nuk ndikohet nëse inhalatori përbëhet nga avulli që nuk hyn në stomak. Ndërsa nëse ai shkon poshtë në stomak ndalohet të përdoret përderisa nuk është e domosdoshme ose e vështirë të jesh pa të. Në këtë rast agjërimi i tij prishet dhe atij i lejohet të ha dhe të pi. Nëse ai mendon se sëmundja i kalon ose lehtësohet me kalimin e kohës, ai e kompenson agjërimin kur të mundet. Nëse sëmundja është kronike, ai merr të njëjtin gjykim si personi i moshuar i cili ushqen një person të varfër për çdo ditë që nuk e ka agjëruar.

Shpërndaje: