Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Përdorimi i inhalimit duke qenë agjërueshëm

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fataua Ulema el-Belad el-Haram, fq. 297

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Në disa barnatore shiten inhalatorë të cilët përdoren nga disa persona të cilët e kanë astmën. A është e lejueshme për agjëruesin që ta përdor atë gjatë ditës në Ramazan?

Përgjigje: Është e lejueshme për agjëruesin që të përdor inhalatorë pavarësisht nëse kjo bëhet në Ramazan apo jashtë Ramazanit. Avullimi i inhalimit nuk zbret në stomak. Ajo arrin tek bronket (rrugët e frymëmarrjes) të cilat ajo i hap. Pastaj njeriu mund të marrë frymë normalisht. Prandaj ajo nuk mund të krahasohet as me ushqim apo me pije, apo me ushqimin dhe pijen që arrin në stomak. Është e njohur gjerësisht se agjërimi është i vlefshëm dhe i saktë për derisa nuk ka asnjë dëshmi nga Kurani, sunneti, konsensusi apo nga analogjia e saktë që sugjeron se ai nuk është i saktë.

Shpërndaje: