Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Err-Rriba, fq. 530
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Disa bashkëshortë, bien dakord që të përdorin e mjeteve kontraceptive në vitet e para të martesës, në mënyrë që të ndjehen të sigurt nëse ata duan të vazhdojnë martesën dhe që gjërat të stabilizohen. Pastaj ideja është që kontraceptivët të mënjanohen. Cili është vendimi mbi këtë?
Përgjigje: Kjo i përket të kesh mendim të keq për Allahun (azze ue xhel). Njeriu duhet të martohet dhe të ketë mendim të mirë për Allahun, e të mendojë se martesa do të jetë e qëndrueshme me lejen e Allahut. Njeriu duhet të ketë mendim të mirë për Allahun. Burri dhe gruaja duhet të synojë pasardhës dhe të largohen nga këto mendime të këqija, obsesione dhe veprime që përhapen nga cytjet shejtanëve. Shejtanët gjithnjë i trembin njerëzit me anë të pasardhësve, konkretisht me mbetjen e gruas shtatzënë.
Andaj është detyrë e secilit besimtarë, sidomos e bashkëshortëve në veçanti që të kenë mendim të mirë për Allahun. Mos mendo se martesa do të dështojnë. Ki mendim të mirë për Allahu dhe mendo se martesa do të jetë e suksesshëm.
Nëse ndodhë që bashkëshortët të mos bien dakord më vonë në jetën në vazhdim çështja i përket Allahu (subhanehu ue te ala), ose do të përmirësohet jeta juaj me atë grua, ose do të ndaheni dhe secili le të martohet më pas (e le të kërkoj lumturinë diku tjetër).