Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Fetvaja nr: 6/2036
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: E dimë se ekziston një hadith autentik që ndalon femrat nga përdorimi i parfumit, veçanërisht kur shkojnë në xhami. A lejohet atëherë përdorimi i ndonjë arome me qëllim të largimit të erës së trupit kur ajo nuk zhduket as pas larjes me sapun?
Përgjigje: Në parim nuk është e lejuar që gruaja të përdorë diçka që ka aromë të fortë kur del nga shtëpia pa marrë parasysh nëse ajo shkon në xhami apo diku tjetër. Ky ndalim mbështetet në hadithin që transmeton Ebu Musa El-Eshari -radijAllahu anhu-, ku i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Çdo grua që vë parfum dhe kalon pranë burrave që ata të ndiejnë aromën e saj, ajo është zinaqare. Dhe çdo kush që e shikon atë është zinaqar.”
Transmeton Nesai (5126), Ebu Daudi, Tirmidhi, Hakimi, Ahmedi, Ibn Huzejmeh dhe Ibn Hibani dhe zinxhiri i transmetimit është i mirë.
Ajo që dimë me siguri është se nuk ekziston ndonjë erë trupore që nuk largohet pas pastrimit të mirëfilltë të trupit dhe fërkimit me sapun, në mënyrë që të kërkohet përdorimi i parfumit. Gjithashtu gruaja nuk është e obliguar të shkojë në xhami meqë dihet se namazi i saj në shtëpi është më i vlefshëm se namazi në xhami.
Tek Allahu është i gjithë suksesi, salavatet dhe selamet qofshin mbi profetin tonë Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.