Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Përdorimi i kontraceptivëve

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://binbaz.org.sa/mat/1631

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Unë kam pesë fëmijë dhe kam probleme me çdoherë kur jam shtatzënë. Kam vizituar një nga spitalet këtu në Arabi Saudite dhe zgjidhja e vetme që ata mund të gjenin për mua ishin kontraceptivëve. Unë frikësohem nëse mëkatojë, pasi që e fali namazin, agjëroj dhe kam frikë Allahun.

Përgjigje: Është e lejueshme që të merren pilula nëse është e patjetërsueshme. Nëse shtatzënia është e dëmshme apo mitra stërmundohet dhe gjendja e tillë të shpie drejt operacionit, nuk ka asnjë të keqe nëse ju përdorni mjete kontraceptive në këtë rast. Një gjendje e tillë mund të jetë në periudhën e gjidhënies prej një deri në dy vjet në mënyrë që mitra të marr veten disi ( të forcohet). Përdorimi i kontraceptivëve duhet të jetë me rekomandimin e mjekëve të aftë dhe me miratimin e burrit. Nëse bashkëshortët pajtohen për një gjë të tillë duke e ditur se gruaja me të vërtetë dëmtohet nga shtatzënia, i lejohet asaj të marrë kontraceptive derisa ajo të marrë veten dhe të jetë në gjendje për shtatzëni.

Shpërndaje: