Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Përdorimi i pilulave nga frika për edukimin e fëmijëve

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (325)

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi i pilulave kontraceptive për shtyrjen e shtatzënisë?

Përgjigje: Kjo varet nga shkaku i përdorimit. Në qoftë se kjo është për shkak të ndonjë sëmundjeje të përshkruar nga mjeku mysliman, atëherë është e lejueshme. Megjithatë, nuk është e lejuar të marrë pilulat nga frika e varfërisë.

Pyetje: Në qoftë se kjo bëhet për shkak të vështirësive që ekzistojnë në rritjen e fëmijëve?

Përgjigje: Jo, kjo nuk është e lejuar. Sa më shumë të ketë fëmijë, aq më i madh është shpërblimi i robit. Përveç kësaj, lindja e fëmijëve të shumtë, ia lehtëson gruas edhe më shumë edukimin e tyre, sepse ata edukojnë njëri-tjetrin.

Shpërndaje: