Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Përdorimi i shprehjes “rastësisht”

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=133900

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

 

Pyetje: “A është e lejueshme të thuhet “e kam takuar dikë rastësisht” nëse ky takim ka qenë i paplanifikuar?”

Përgjigje: “Nëse me thënien “rastësisht” është për qëllim se e ka takuar në mënyrë të paplanifikuar, atëherë nuk ka të keqe në përdorimin e kësaj shprehje. Ndërsa, nëse qëllimi është se kjo nuk ishte e caktuar (kader), atëherë përdorimi i kësaj shprehje nuk është i lejuar. Kështu ngase kjo gjë është mohim i Caktimit (kaderit). Shumica e muslimanëve nuk e kanë këtë qëllim kur përdorin këtë shprehje. Ata nuk e kanë për qëllim që ta mohojnë kaderin, por thonë kështu për shkak se ata nuk e kishin parashikuar apo planifikuar një takim.”

Shpërndaje: