Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Përdorimi i sidrit kundër magjisë

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Gjykimi i Islamit mbi fallin dhe magjinë
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Prej trajtimeve që përdorën kundër magjisë pasi që ajo të ndodhë, e cila është gjithashtu një ilaç i dobishëm për burrin i cili nuk mundet të bëjë marrëdhënie intime me gruan e tij, është që të merren shtatë gjethe të njoma nga pema e sidrit (pema lotus), të shtypën, të vendosen në një enë me ujë, dhe të lexohen suret dhe ajetet e mëposhtme mbi enën;

Ajeti-Kursi, suret el-Ikhlas, el-Felek, en-Nas dhe ajetet që flasin për magjinë:

“Atëherë Ne i kumtuam Musait: “Hidhe shkopin tënd!” Dhe ai filloi të gëlltiste gjithçka që trilluan ata. Në këtë mënyrë doli në shesh e vërteta dhe dështoi ajo që kishin bërë ata. Kështu, Faraoni dhe njerëzit e tij u mundën dhe u kthyen të poshtëruar.” Al-A’raf, 7:117-119

Faraoni tha: “M’i sillni të gjithë magjistarët e shkathët!” Pasi erdhën magjistarët, Musai u tha: “Hidhni ç’keni për të hedhur!” Kur ata i hodhën, Musai tha: “Kjo që keni sjellë ju është magji dhe vërtet, Allahu do ta shkatërrojë atë sepse Allahu nuk e përkrah veprën e mufsidunëve (keqbërësve, të korruptuarve, të prishurve). Allahu, me fjalën e Tij e forcon të vërtetën, edhe sikur ta urrejnë keqbërësit këtë!” Junus, 10:79-82

Ata thanë: “O Musa, ose hidh ti, ose të hedhim ne të parët”. Ai tha: “Jo, hidhni ju!” Dhe ja tek i dukeshin atij litarët dhe shkopinjtë e tyre se po rendnin vërtet (si gjarpërinj) për shkak të magjisë së tyre. Atëherë Musai ndjeu frikë në vetvete. Ne i thamë: “Mos u frikëso se në të vërtetë, ti do të fitosh! Hidhe atë që mban në dorën e djathtë: do të gëlltisë gjithçka që kanë bërë ata sepse ajo që kanë bërë ata është vetëm një mashtrim i magjistarëve; e magjistari nuk do të ketë sukses kudo që të gjendet.” Ta-Ha, 20:64-69

Pasi t’i lexon këto mbi enën me ujë, ai duhet të pijë prej saj tre herë dhe të lahet me pjesën e mbetur. Në këtë mënyrë do t’i largohet ajo që e ka goditur (në dashtë Allahu), nëse është e nevojshme nuk ka të keqe që të përsëris këtë dy herë apo më shumë derisa të shërohet.

Shpërndaje: